Ushqimet më të mira, për miqtë tanë të dashur

Një eksperiencë e re për mikun tuaj me 4 putra!

Bonacibo Cat

Bonacibo Dogs

Vancat

Kafshët na tregojnë gjithçka

Kafshët tona shtëpiake na tregojnë nëse ushqimi ka cilësi të mirë apo të keqe. Nëse ushqehen me ushqim të cilësisë së mirë, do të jenë më të gatshëm për të ngrënë, dhe në përgjithësi të konsumojnë të gjithë porcionin. Përveç kësaj, jashtëqitja e tyre duhet të jetë e fortë, por jo e thatë, dhe nuk duhet të shpërbëhet lehtë. Dhe gjithashtu gëzofi i tyre duhet të jetë me shkëlqim.

 

Të gjitha formulat e prodhuara nga lëndë të para me cilësi superiore, kanë cilësi përtej standardeve të AAFCO dhe FEDIAF, dhe janë të balancuara në mënyrë perfekte në të gjitha aspektet.

Filozofia Jonë e Ushqimit

Macet dhe qentë që janë aktivë gjatë gjithë jetës së tyre, kanë nevojë për një dietë të shëndetshme, në mënyrë që trupi i tyre të funksionojë në mënyrë ideale.

Ajo që nevojitet që kafshët shtëpiake të vrapojnë, kërcejnë, luajnë ose gjuajnë sipas dëshirës, janë: energjia, funksionimi i plotë i kyçeve, performanca optimale e muskujve, qëndrueshmëria kardiovaskulare, një mendje akute dhe putra të shëndetshme.

Të gjitha këto janë veti fizike, që kafshët shtëpiake të ndihen mirë.

Phenomind™: një zgjidhje natyrale për të kufizuar efektet e plakjes tek qentë

Jetëgjatësia e kafshëve shtëpiake është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit. Mosha e avancuar tek qentë shoqërohet shpesh me humbje të kujtesës dhe rënie të vitalitetit fizik. Ndërsa miqtë e tyre besnikë plaken, pronarët e qenve dëshmojnë se ata janë më pak dinamikë, më pak të nxitur për të luajtur dhe më të ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë. Dhe me kalimin e kohës, ndërveprimet midis qenve dhe prindërve të tyre përkeqësohen duke gërryer kështu lidhjen e tyre.

Për të ruajtur lidhjen dhe për të forcuar marrëdhëniet midis qenve dhe prindërve të tyre, Phenomind™ është zhvilluar si një zgjidhje e bërë nga përbërës të provuar shkencërisht që përmirësojnë kushtet e jetesës së qenve.

A jeni gati si individ dhe/apo si familje për një mace?

Mendoni gjerësisht për këtë hap të rëndësishëm. Të kesh një mace në familjen tënde është një angazhim i përjetshëm. Macja është një krijesë perceptuese dhe ajo meriton të jetë një anëtar i familjes suaj. Duke qenë se macja do të jetë pranë jush për një kohë të gjatë, ka disa pyetje që duhet t’i bëni vetes dhe anëtarëve të familjes suaj, për të ndarë këtë angazhim me ta dhe për ta bërë atë të funksionojë; A jeni gati financiarisht? A është shtëpia juaj gati?

Para se ta merrni macen në shtëpi, duhet të keni gati sa vijon:

  • Transportues për macen
  • Tasa për ushqimin dhe ujin
  • Ushqim
  • Krevat për macen
  • Kutinë e rërës, lugë
  • Shtyllë gërvishtëse
  • Disa lodra

A jeni gati si individ dhe/apo si familje për një qen?

Të kesh një qen në familjen tënde është një angazhim i përjetshëm. Qentë janë krijesa miqësore dhe ata e meritojnë të jenë anëtarë të familjes tuaj. Të birësosh një qen është si të kesh një fëmijë. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni gati për kostot e përgjegjësisë së të paturit një qen. Ju nuk duhet të neglizhoni shëndetin dhe nevojat e tjera të qenit tuaj.

Për më tepër, përpara se ta merrni qenin në shtëpi, duhet të keni gati sa vijon:

  • Tasa me ushqim dhe ujë
  • Ushqimin
  • Shtëpinë dhe/ose shtratin e qenit
  • Jakë dhe etiketë identiteti
  • Mjetet e pastrimit (krehër, furçë, gërshërë, materiale për shëndetin dhe pastrimin e dhëmbëve, shampo, etj.)
  • Materiale mjekësore
  • Disa lodra

Adopt or Foster One and Help Save Them All

A totally new experience for you and your little friend.

Shkopinj për qen
20220115152112
  • 1
  • 3
  • 4

Take Part in Our Events & Make the World a Better Place

Artikujt e Fundit